Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se aleanca do të vijojë të punojë me Danimarkën dhe Groenlandën për të forcuar sigurinë në Arktik.
Në një postim në rrjetet sociale, Rutte njoftoi se ky komunikim vjen pas takimit me ministrin danez të Mbrojtjes dhe ministrin e Jashtëm të Groenlandës, ku u diskutua rëndësia strategjike e Arktikut për sigurinë kolektive.
Ai theksoi se Danimarka po investon në “aftësi kyçe” dhe se NATO dhe aleatët do të vazhdojnë të bashkëpunojnë për çështje kritike të sigurisë në këtë rajon.




