Gjykata Supreme ka sqaruar detajet për aktgjykimin P.A.nr.16/2025, i cili shfuqizoi pjesë të udhëzimit administrativ mbi lajmërimin, suspendimin dhe kthimin e mjeteve të pensionistëve në rastet e keqpërdorimit.
Supremja thekson se ka përmbushur plotësisht përgjegjësinë e saj ligjore, ndërsa zbatimi i vendimit bie mbi institucionet ekzekutive.
Gjykata nuk ka kompetencë për të monitoruar zbatimin e vendimeve, por çdo mosrespektim përbën shkelje të ligjit. Vendimi dhe njoftimi janë publikuar në Gazetën Zyrtare dhe në faqen e Supremes.




