Nesër në Gjykatën Themelore të Prizrenit do të vazhdojë seanca në lidhje me vrasjen e Auron Thaqit. Seanca do të nisë nga ora 13:00.
Në këtë rast akuzohen dy persona, Enes Ay dhe Hajrullah Brcani. Auron Thaqi humbi jetën më 7 korrik 2024, pas plagëve të rënda me thikë, dhe ndërroi jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Autoritetet gjyqësore po vazhdojnë procesin për të zbardhur të gjitha rrethanat e ngjarjes.




