Liga Unike e Femrave në basketboll rikthehet këtë javë me xhiron e katërt të garës, duke sjellë përballje interesante për tifozët.
Java nis sot me ndeshjen Tirana – Peja 03. Tirana ka një fitore dhe një humbje në dy ndeshjet e para, ndërsa Peja 03 vjen me bilanc 4 fitoresh dhe 1 humbje.
Të mërkurën, kampioni Flamurtari përballet me Bashkimin, ku Vlora ka një fitore dhe një humbje, ndërsa Bashkimi ka dy fitore dhe një humbje deri tani. Java mbyllet me përballjen kryeqytetase Prishtina – Partizani, me Prishtinën që ka dy fitore e një humbje dhe Partizanin me dy humbje.
Orari i ndeshjeve:
E martë, 17:00 – Tirana vs Peja 03
E mërkurë, 17:00 – Flamurtari vs Bashkimi
E mërkurë, 20:00 – Prishtina vs Partizani




