Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka nisur auditimin “Fuqizimi i rolit të grave në udhëheqje dhe marrje vendimesh”, në bashkëpunim me Kontrollin e Lartë të Shtetit të Shqipërisë, Zyrën e Revizionit të Maqedonisë së Veriut dhe me mbështetjen e UN Women.
Auditimi do të shqyrtojë përfshirjen e grave në pozitat vendimmarrëse brenda administratës shtetërore dhe masat e ndërmarra për barazinë gjinore. Sipas statistikave, gratë përbëjnë 42% të punonjësve, por vetëm 20–25% të pozicioneve drejtuese, duke treguar nën-përfaqësim të konsiderueshëm.




