Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka sqaruar se borxhi i keq në sistemin tarifor nuk shërben për të mbrojtur mospagesën, por për të garantuar stabilitet të furnizimit.
Bazuar në të dhënat dhe studimet e fundit, niveli i borxhit të keq është vendosur në 1.8% për 2025, 1.6% për 2026 dhe 1.4% për 2027.
ZRRE thekson se çdo kërkesë e operatorëve, si ajo e KESCO për rritje deri në 5%, i nënshtrohet analizës profesionale dhe nuk pranohet automatikisht. Të gjitha vendimet dhe proceset janë publike dhe transparente.




