Komisioni i Politikës së Sigurisë i Parlamentit zviceran mbështet zgjatjen e misionit të Swisscoy në Kosovë deri në vitin 2029 dhe rritjen e kontingjentit nga 195 në 215 ushtarë.
Propozohet gjithashtu mundësia për shtesë deri në 30 ushtarë gjatë mandatit dhe deri në 50 për detyra të përkohshme, si mirëmbajtja e helikopterëve, si dhe deri në 20 për sigurinë e kontingjentit.
Prania e KFOR-it konsiderohet thelbësore për stabilitetin në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor.




