Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, së bashku me ekipin e partisë dhe djalin e ish-presidentit Ibrahim Rugova, vendosën kurora me lule tek varri i Rugovës për ta nderuar në 20-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.
Abdixhiku e përshkroi Rugovën si “shqiptarin më të madh të të gjitha kohërave” dhe theksoi se kujtimi dhe vizioni i tij obligon qytetarët të sillen me dinjitet, maturi dhe përkushtim për atdheun. Ai shtoi se Rugova realizoi ëndrrën historike të Kosovës për liri, pavarësi dhe demokraci dhe krijoi një projekt madhor për të ardhmen e vendit brenda familjes euroatlantike.





