Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka përkujtuar ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, në 20-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.
Ahmeti e ka cilësuar Rugovën si figurë themelore të shtetformimit dhe vizionit politik shqiptar, duke theksuar se trashëgimia e tij mbetet udhërrëfyes edhe sot, në sfidat e reja për Kosovën dhe kombin shqiptar. Ai vlerësoi mençurinë, durimin dhe orientimin euroatlantik të Rugovës, duke nënvizuar besimin e tij të palëkundur në liri, dinjitet dhe pavarësi.
“Në këtë ditë kujtese, nderojmë veprën dhe filozofinë politike të Dr. Ibrahim Rugovës, si vlerë e përhershme e historisë sonë kombëtare,” tha Ahmeti.




