E Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, bëri homazhe sot pranë varrit të ish-presidentit Ibrahim Rugova, në 20-vjetorin e vdekjes së tij.
Në një postim, ambasada amerikane e përshkroi Rugovën si një “vizionar të paqes”, duke theksuar se ai mësoi botën se guximi dhe dinjiteti — jo dhuna — janë rrugët e vërteta drejt lirisë. Prattipati iu bashkua Presidentes Vjosa Osmani në nderimin e kujtimit të Rugovës.




