Në 20-vjetorin e vdekjes së ish-Presidentit Ibrahim Rugova, ambasadorët e huaj të akredituar në Kosovë bënë homazhe tek varri i tij në Velani të Prishtinës.
Ata vendosën kurora me lule, ndërsa në ceremoninë e nderimit ishte e pranishme edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me familjen e Rugovës, raporton ekonomiaonline.




