KF Llapi ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit Ardit Tahiri te klubi ukrainas Kolos Kovalivka. Sipas marrëveshjes, Llapi do të mbajë 25% të kartonit të lojtarit për një transferim të mundshëm në të ardhmen.
Tahiri ka qenë një nga figurat kryesore të Llapit në Superligën e Kosovës, me 44 paraqitje, 19 gola dhe 4 asistime. Në pjesën vjeshtore të sezonit ishte i huazuar te HJK Helsinki, ku fitoi përvojë ndërkombëtare. Klubi nga Podujeva i uron Tahirit shumë suksese në karrierën e tij të re.




