Policia e Tiranës ka goditur një grup kriminal që shiste armë zjarri. Tre persona janë arrestuar, dy në flagrancë në Tufinë duke tentuar të shisnin dy kallashnikov, ndërsa një tjetër 28-vjeçar është shpallur në kërkim. Gjatë operacionit janë sekuestruar 5 armë zjarri dhe municion. Të arrestuarit kanë precedentë penalë për vrasje, prodhim/shitje narkotikësh dhe plagosje të rëndë. Hetimet për kapjen e pjesëtarëve të tjerë të grupit vazhdojnë.




