Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin dhjetor 2025, duke treguar ndryshime të dukshme në numrin e përfituesve të skemave pensionale dhe sociale krahasuar me dhjetorin e vitit 2024.
Sipas ASK-së, rritje është shënuar te përfituesit e pensioneve paraplegjike dhe tetraplegjike (12,6 %), pensionet e Forcës së Sigurisë së Kosovës (8,6 %), skemat për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara (8,0 %), pensionet bazike të moshës (7,5 %), si dhe te pensionet për veteranët e luftës, me një rritje prej 2,7 për qind, apo rreth 1 mijë përfitues më shumë./GazetaBlic/
Ndërkohë, ASK bën të ditur se rënie e numrit të përfituesve është shënuar te pensionet invalidore (-27,5 %), pensionet e Trepçës (-20,6 %), pensionet familjare (-10,6 %), ndihma sociale (-10,3 %), pensionet kontribut-paguese të moshës (-2,0 %) si dhe skemat për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës (-1,4 %).




