Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) njofton se, pas konfirmimit të zhdukjes së sëmundjes “Gjuha e Kaltër” në Maqedoninë e Veriut, kufizimet për importin e kafshëve dhe produkteve të tyre janë hequr.
Importi i gjedhit, deleve, dhive, nënprodukteve dhe materialit gjenetik lejohet nga i gjithë territori i Maqedonisë së Veriut dhe vendimi hyn në fuqi menjëherë.
AUV do të vazhdojë monitorimin e situatës veterinare dhe informimin e publikut për sigurinë ushqimore dhe shëndetin e kafshëve.




