Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka përkujtuar 20-vjetorin e ndarjes nga jeta të ish-Presidentit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, duke vlerësuar kontributin e tij në shtetndërtimin e vendit.
Hamza theksoi se Rugova udhëhoqi popullin në një periudhë sfidash, duke lënë gjurmë të rëndësishme në diskursin politik dhe intelektual të Kosovës. Ai përfundoi duke i dhënë nderimet e tij jetës dhe veprës së ish-Presidentit.




