Sot shënohen 20 vjet nga vdekja e ish-presidentit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, i cili u nda nga jeta më 21 janar 2006 dhe u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake. Rugova ishte një intelektual i shquar, studiues i letërsisë dhe figurë kyçe e jetës politike të Kosovës.
Ai ishte themelues dhe kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike që sfidoi regjimin komunist, si dhe udhëheqës i procesit politik që çoi drejt pavarësisë së Kosovës. Rugova u zgjodh disa herë president i Kosovës dhe udhëhoqi vendin në periudha vendimtare historike.
Në vitin 2007, ai u dekorua pas vdekjes me Urdhrin “Hero i Kosovës”, titulli më i lartë shtetëror, për kontributin e jashtëzakonshëm në lirinë dhe pavarësinë e vendit.




