Të mërkurën pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, ndërsa në disa zona dhe periudha të shkurtra mund të ketë reshje të pakta bore.
Era do të fryjë kryesisht nga juglindja dhe herë pas here do të jetë e fuqishme, me shpejtësi nga 15 deri në 49 km/h.
Temperaturat minimale do të zbresin nga -5 deri në -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 0 deri në 3 gradë Celsius.




