Përfaqësuesi i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar në Forumin Ekonomik Botëror në Davos se Ballkani nuk duhet parë si periferi e Evropës, por si një test kyç për sigurinë e saj.
Sipas Hoxhajt, çdo paqartësi apo hezitim nga Perëndimi krijon hapësirë për përshkallëzim të tensioneve, duke rrezikuar stabilitetin dhe sigurinë në rajon. Ai theksoi se qasja e qartë dhe e vendosur e partnerëve perëndimorë është thelbësore për paqen dhe stabilitetin në Ballkan.




