Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Faton Bislimi, ka cilësuar si historik miratimin në Komitetin për Punë të Jashtme të Kongresit të SHBA-së të rezolutës H.R. 6411 për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Ai tha se kjo rezolutë, e iniciuar nga Kongresisti Self dhe e mbështetur në mënyrë dypartiake nga drejtuesit e Komitetit, përfaqëson një qëndrim zyrtar të Shteteve të Bashkuara dhe pritet të miratohet së shpejti edhe nga Kongresi.
Sipas Bislimit, përmes kësaj rezolute SHBA do të kërkojë përgjegjësi nga Beogradi për diskriminimin sistematik ndaj shqiptarëve në Luginë, duke e quajtur këtë zhvillim fitore për shqiptarët dhe vazhdim të vizionit të Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova.




