Arben Fetoshi nga Instituti Octopus vlerëson se ftesa e presidentit Donald Trump drejtuar presidentes Vjosa Osmani për anëtarësim themelues të Kosovës në Bordin e Paqes ka rëndësi strategjike, pasi rikonfirmon sovranitetin e Kosovës, forcon marrëdhëniet me SHBA-në dhe e afirmon vendin si faktor stabiliteti në rajon.
Sipas tij, kjo ftesë rrëzon propagandën serbe, përforcohet nga vlerësimet e BE-së dhe renditjet ndërkombëtare, dhe dërgon mesazh të qartë për njohjen dhe pozitën ndërkombëtare të Kosovës.




