Në Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim dhe Shpëtim të Gardës Kombëtare është zhvilluar trajnimi për Mbijetesë në Kushte Dimërore për kadetët e Qendrës për Studime Universitare. Gjatë këtij trajnimi, kadetët janë aftësuar në përdorimin e litarëve, repelim, ngjitje teknike, ofrim të ndihmës së parë dhe menaxhim të situatave emergjente.
Pjesë e trajnimit kanë qenë edhe ushtrime praktike në natyrë, si ndërtimi i strehimoreve, orientimi në terren, ndezja e zjarrit dhe sigurimi i burimeve bazë për mbijetesë. Edhe pse u përballën me kushte të ashpra dimërore, kadetët treguan nivel të lartë disipline, përkushtimi dhe qëndrueshmërie fizike e mendore, duke rritur gatishmërinë për angazhim në operacione reale.





