Në Akademinë Përkujtimore të LDK-së për 20-vjetorin e vdekjes së Ibrahim Rugovës, Muhamet Hamiti tha se Rugova mbetet figura më e votuar ndonjëherë në Kosovë, i zgjedhur katër herë president.
Ai e cilësoi Rugovën si personalitet të madh të botës shqiptare bashkëkohore, me vizion, autoritet moral dhe ndikim historik.




