Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se shpërndarja e qindra milionave euro nga institucionet në muajt para zgjedhjeve ka ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor.
“Muajve të fundit, edhe para zgjedhjeve lokale janë dhënë qindra miliona euro. Kjo e ka bërë efektin e vet, domethënë përmes parave publike është ndikuar në vullnetin e qytetarëve të Kosovës”, tha Hamza në një deklaratë për Klan Kosova.
Ai shtoi se përveç kësaj, vendi rrezikon të përballet me një bllokadë financiare, e cila mund të çojë edhe në mosekzekutimin e pagave.




