Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përshëndetur ftesën e Presidentit amerikan, Donald Trump, drejtuar Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për pjesëmarrjen në Bordin e Paqes. Ai e cilësoi këtë një lajm të mirë, veçanërisht në kohë të “tejet kritike për sigurinë globale”.
Haradinaj tha se pjesëmarrja e Kosovës dhe Shqipërisë në këtë strukturë ndërkombëtare, ku marrin pjesë liderët e botës demokratike, është një dritare shprese dhe forcon rolin e vendit si faktor konstruktiv i paqes dhe stabilitetit rajonal dhe global.
Sipas tij, kjo përfshirje krijon mundësi konkrete për riforcimin e partneritetit strategjik me SHBA-në, që mbetet shtylla kryesore e sigurisë, shtetndërtimit dhe orientimit euroatlantik të Kosovës, duke avancuar edhe integrimin euroatlantik, zhvillimin ekonomik dhe pozitën ndërkombëtare të vendit.




