Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me veprimet e Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, të cilat po pengojnë funksionalizimin e reformuar të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK).
IKD thekson se, sipas ligjit aktual, KPK ka kuorum të mjaftueshëm prej pesë anëtarësh dhe vendimmarrja bëhet me shumicë të thjeshtë. Propozimi i anëtarit të zgjedhur në nëntor 2025 ka marrë votat e nevojshme, por U.D. i Kryeprokurorit ka penguar certifikimin dhe zbatimin e këtij vendimi.
Instituti kërkon nga Agron Qalaj të respektojë ligjin dhe procedurën, duke lejuar funksionalizimin e KPK-së dhe tranzicionin pa vonesa te Kryesuesi i ardhshëm. IKD nënvizon se ndërhyrjet në këtë proces përbëjnë një tentativë për të sabotuar reformën dhe minojnë integritetin e sistemit prokurorial.




