Komandanti i misionit KFOR, Özkan Ulutaşh zhvilloi takimin e tij të parë zyrtar me Dr. Feride Rushiti, Drejtoreshën Ekzekutive të Qendrës për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës (KRCT) në Kosovë.
Diskutimi përqendrohej në kuptimin e traumës afatgjatë të luftës dhe dhunës seksuale të lidhur me konfliktin (CRSV) në të gjitha komunitetet, trajtimin e traumës ndër breza dhe mbështetjen e përpjekjeve për njohje, përgjegjësi dhe ndihmë për të mbijetuarit.
Ky angazhim kontribuon në dialog, vetëdijesim dhe një mjedis të sigurt në Kosovë, sipas mandatit të KFOR-it.




