KOSTT ka njoftuar se gjendja në sistemin elektroenergjetik është stabilizuar pas rikthimit në funksion të bllokut B2 të Kosova B.
Megjithatë, disa lagje në kryeqytet kanë pasur ndërprerje të energjisë.
Qytetarëve u bëhet thirrje të kursejnë rrymën, ndërsa KEK dhe KOSTT mbeten në gatishmëri dhe monitorojnë situatën.




