Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim me Komisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, në margjina të Forumit Ekonomik Botëror.
Diskutimet përqendroheshin mbi progresin ekonomik dhe demokratik të Kosovës, si dhe integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.
Raporti i Komisionit Evropian për vitin 2025 vlerëson Kosovën si vendin më të përgatitur në Ballkanin Perëndimor për statusin e vendit kandidat.
Në fokus ishin gjithashtu situata gjeopolitike, Plani i Rritjes, bashkëpunimi rajonal dhe roli aktiv i Kosovës në integrimin ekonomik të rajonit.




