Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, priti Ministrin e Ekonomisë dhe Industrisë së Estonisë, Erkki Keld, në një takim dhe drekë pune.
Kurti vlerësoi partneritetin me Estoninë si anëtare e BE-së dhe NATO-së dhe mbështetjen për integrimin euro-atlantik të Kosovës. Diskutimet përqendruan bashkëpunimin në teknologji, shërbime digjitale, inovacion, infrastrukturë dhe energji.





