Në Davos po zhvillohet Forumi Ekonomik Botëror (19-23 janar), ku liderë globalë diskutojnë luftën në Ukrainë, tensionet për Grenlandën, tarifat amerikane dhe fragmentimin e ekonomisë botërore. Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë dje në një panel mbi temën “Besimi, Lidershipi dhe Amerika 250”.
Ngjarja u hap nga presidenti zviceran Guy Parmelin dhe përfshin pjesëmarrës si Ursula von der Leyen, Emmanuel Macron, Scott Bessent dhe He Lifeng. Pas kërcënimeve për tarifa, tregjet financiare shënuan rënie, ndërsa çmimet e metaleve të çmuara arritën nivele rekord.




