Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, komentoi dyshimet për manipulim të votave në zgjedhjet e 28 Dhjetorit, duke theksuar se partia e tij “distancohet dhe nuk ka të bëjë me neve”.
Duke folur gjatë emisionit “Pressing”. për rinumërimin, veçanërisht në Prizren, Haziri tha se “kanë fillu me u tregu brekët e palara”. Ai shtoi se KQZ-ja është organ i pavarur dhe vlerësoi largimin e znj. Daka, duke thënë se “me qenë ajo nuk kish ndodhë kurrë”.




