Ka vdekur Esat Kurtaliqi, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish i burgosur politik. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, i cili përmes një telegrami ngushëllimi vlerësoi kontributin dhe sakrificën e Kurtaliqit për lirinë dhe shtetin e Kosovës.
Kurtaliqi ishte punonjës shumëvjeçar në Fabrikën e Tubave në Ferizaj dhe baba i katër bijve, të cilët gjithashtu janë veteranë të UÇK-së. Aliu theksoi se vepra dhe përkushtimi i tij do të mbeten shembull ndër breza dhe i uroi familjes, bashkëluftëtarëve dhe njohurve ngushëllimet më të sinqerta.




