Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon rinumërimi i fletëvotimeve për vendvotimet që KQZ-ja ka vendosur të rishikohen.
Që nga fillimi i procesit më 13 janar 2026 deri më 21 janar, janë rinumëruar 937 nga 2,557 vendvotime. Procesi ka përfunduar plotësisht në 8 komuna.
Rezultatet e rinumërimit për secilin vendvotim do të publikohen në platformën e KQZ-së në hapësirën QNR > Rinumërim.




