Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se është thellësisht e nderuar nga ftesa personale e Presidentit amerikan Donald Trump për të përfaqësuar Republikën e Kosovës në Bordin e Paqes, si anëtare themeluese. Ajo theksoi se kjo iniciativë historike synon ndërtimin e një bote më të sigurt dhe vlerësoi lidershipin e guximshëm që, sipas saj, nuk flet vetëm për paqe, por e ndërton atë.
Osmani nënvizoi se Kosova qëndron si aleate e palëkundur e Shteteve të Bashkuara, ashtu siç Amerika dikur solli paqe në Kosovë. Ajo shtoi se historia i mban mend ata që ndërmarrin hapa të guximshëm për paqen dhe se Kosova është e gatshme të kontribuojë në këtë mision.




