Sipas raportit të Policisë së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 2,484 tiketa trafiku. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 16 aksidente me të lënduar dhe 34 aksidente të tjera vetëm me dëme materiale.
Po ashtu, Policia ka arrestuar 11 persona dhe 10 të tjerë janë dërguar në mbajtje, duke vazhduar aktivitetet e saj për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.





