Partia Socialiste ka kërkuar thirrjen e Kuvendit të Shqipërisë ditën e enjte për miratimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë në Kartën e Bordit të Paqes.
Kërkesa i është drejtuar Kuvendit nga grupi parlamentar i PS-së, duke theksuar rëndësinë e këtij projektligji në kuadër të angazhimit të Shqipërisë për promovimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, si dhe rëndësinë strategjike të Bordit të Paqes.
Sipas shkresës, seanca plenare kërkohet të mbahet më 22 janar 2026, në ora 10:00.




