Vendimi i KQZ-së për rinumërim të plotë të votave, pas evidentimit të dallimeve të mëdha në rezultate, pritet të vonojë shpalljen dhe certifikimin e tyre. Hulumtuesi i KDI-së, Vullnet Bugaçku, ka deklaruar për RTV 21 se procesi mund të zgjasë rreth dy javë dhe rrezikon të prekë afatet kushtetuese për konstituimin e institucioneve.
Ndërkohë, hulumtuesi i IKD-së, Melos Kolshi, ka thënë po ashtu për RTV 21 se Kosova tashmë ndodhet në krizë financiare, pasi që nga 1 janari po funksionon me 1/12 e buxhetit, ndërsa vonesat e reja mund ta përkeqësojnë situatën.




