Policia e Kosovës ka arrestuar sot A.R., 31 vjeç, i dyshuar për “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe posedim të paautorizuar të armës, lidhur me rastin e 21 dhjetorit 2025 në rrugën “Wesley Clark” në Ferizaj, ku një person ishte plagosur.
I dyshuari është vetëdorëzuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është ndaluar për 48 orë.




