Sot shënohen 28 vjet nga sulmi i dytë i forcave serbe ndaj familjes Jashari në Prekaz, i cili ndodhi më 22 janar 1998. Në orët e hershme të mëngjesit, forca të policisë serbe u pozicionuan pranë lagjes Jashari dhe sulmuan Kullën e Jasharëve me armë të llojeve të ndryshme, gjashtë vjet pas sulmit të parë të vitit 1991.
Sulmi i tretë dhe më fatal ndaj familjes Jashari ndodhi më 5, 6 dhe 7 mars 1998, kur forcat serbe vranë 20 anëtarë të familjes së Shaban Jasharit, përfshirë komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jasharin, nga gjithsej 59 persona të vrarë në Prekaz.
Me këtë rast, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka njoftuar se sot, në orën 10:00, do të mbahen homazhe në Prekaz, pranë Kompleksit Memorial, në nderim të qëndresës historike të familjes Jashari.




