Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vlerësuar si moment historik përfshirjen e Kosovës në një iniciativë ndërkombëtare për paqen, të udhëhequr nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Abdixhiku theksoi se prania e Kosovës në tryezat ku diskutohet paqja globale është dëshmi e suksesit të shtetit dhe përgjegjësi për rolin e tij ndërkombëtar. Ai nënvizoi se bashkëpunimi i vazhdueshëm me SHBA-të forcon sigurinë kombëtare, thellon aleancat strategjike dhe e pozicionon Kosovën në anën e paqes dhe vlerave të drejta.
Sipas tij, LDK e mbështet këtë hap të madh, duke e cilësuar si arritje kombëtare që i përket të gjithë qytetarëve të Kosovës.




