Ambasada Gjermane në Kosovë ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se mbetet e gatshme të bashkëpunojë me të gjitha komunat e Kosovës për të nxitur rritjen ekonomike dhe për të forcuar më tej marrëdhëniet dypalëshe.
Në këtë kuadër, ambasadori Rainer Rudolph, së bashku me zëvendësin e tij Christian Böttcher, kanë zhvilluar një vizitë në komunat e Leposaviqit, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Mitrovicës së Veriut.
Sipas njoftimit, gjatë vizitës është zhvilluar një shkëmbim i frytshëm me kryetarët e sapozgjedhur dhe ekipet e tyre, duke diskutuar sfidat aktuale dhe perspektivat e ardhshme. Vizita ka pasur edhe një theks kulturor, me një ndalesë të shkurtër në Manastirin Devine Vode.





