Në Skenderaj, policia ka arrestuar një person të dyshuar pas gjetjes së 15.8 gram substancash narkotike gjatë kontrollit të një automjeti.
Pas intervistimit, i dyshuari është liruar me urdhër të prokurorit, ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti për “Posedim të paautorizuar të substancave narkotike”.
Hetimet e mëtejshme do t’i zhvillojë njësia përkatëse hetimore.




