Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në gjithë vendin nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet.
Janë regjistruar gjithsej 17 aksidente me të lënduar dhe 37 aksidente me dëme materiale.
Në kuadër të kontrolleve në trafik janë shqiptuar 2494 tiketa. Po ashtu, janë arrestuar 25 persona, ndërsa 20 janë dërguar në mbajtje.





