Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka rikujtuar se Rregullorja për Licencimin e Operatorëve të Shërbimeve të Kripto-Aseteve ka hyrë në fuqi më 29 nëntor 2025, ndërsa afati i fundit për aplikim për licencë është 1 mars 2026.
BQK njofton se subjektet që ofrojnë shërbime të këmbimit të kripto-aseteve janë të obliguara të aplikojnë për licencë brenda afatit 90-ditor dhe të përmbushin të gjitha kërkesat rregullative. Pas këtij afati, ushtrimi i veprimtarisë pa licencë do të konsiderohet shkelje dhe do të trajtohet sipas legjislacionit në fuqi.
BQK u bën thirrje të gjitha palëve të interesuara që të përmbushin obligimet në kohë, me qëllim të rritjes së transparencës dhe funksionimit të qëndrueshëm të sektorit të kripto-aseteve në Kosovë.




