Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, ka përkujtuar 28-vjetorin e sulmit të dytë të forcave policore serbe ndaj familjes Jashari në Prekaz, më 22 janar 1998. Ai rikujtoi rezistencën e Shaban dhe Hamzë Jasharit, plagosjen e anëtarëve të familjes dhe vrasjen e qytetarit Hysen Manxholli gjatë tërheqjes së forcave serbe.
Basha theksoi se qëndresa e familjes Jashari u shndërrua në simbol të vendosmërisë për liri dhe frymëzim për luftën çlirimtare, duke nderuar sakrificën e tyre si gurthemel të historisë së lirisë së Kosovës.
Lavdi familjes Jashari dhe sakrificës së tyre për lirinë!




