Dogana e Kosovës ka sekuestruar 237 mijë ambalazhe të paligjshme për paketimin e cigareve gjatë një kontrolli në Zyrën e Brendshme Doganore në Prishtinë.
Mallrat, të ardhura nga Turqia, nuk ishin të deklaruara sipas legjislacionit në fuqi dhe dyshohet se ishin destinuar për prodhim ose paketim të produkteve të duhanit në kundërshtim me ligjin. Sipas Doganës, parandalimi i humbjeve potenciale fiskale vlerësohet rreth 340 mijë euro.
Rasti është duke u trajtuar përmes procedurave administrative dhe hetimore nga institucionet kompetente.





