Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka bërë thirrje për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së dhe luftëtarët e lirisë. Ai tha se drejtësia për ata që çliruan Kosovën, shpallën pavarësinë dhe ndërtuan shtetin është drejtësi për të gjithë qytetarët.
Hamza ftoi qytetarët që më 17 shkurt, në orën 14:00, të mblidhen në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke kërkuar kthimin në shtëpi të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe të gjithë luftëtarëve të lirisë.





