Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, gjatë emisionit Rubikon në Klan Kosova, u shpreh se në rast se faktohet vjedhja e votave brenda partisë, kandidatët për deputetë nuk duhet të pranojnë mandatet si akt moral.
Hamza tha se numri i votave nuk ka rëndësi nëse ato janë shtuar në mënyrë të paligjshme dhe theksoi se të gjithë pjesëmarrësit në këtë praktikë duhet të jenë të përgjegjshëm ndaj veprimeve të tyre.




