Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim njoftues Ambasadorin e ri të Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj. Gjatë takimit u diskutuan zhvillimet politike, sfidat aktuale dhe marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve.
Haradinaj vlerësoi Slloveninë si një partner të rëndësishëm dhe mbështetëse të fuqishme të Kosovës në rrugën drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian, duke i uruar ambasadorit Blaj mirëseardhje dhe suksese në misionin e tij.




